Home Aktualitet Dielli do lindë, por ne duhet të zgjohemi!

Dielli do lindë, por ne duhet të zgjohemi!

nga Albina Hoxhaj

Nga Elda Ballabani

Vrasja e shpresës për alternativë politike, është më së shumti produkt i mediave të dirigjuara kryesisht nga Rilindja dhe një grup ndërkombëtarësh që e mbështesin Rilindjen. Rrjedhimisht këtë po bëjnë edhe një kastë analistësh, moderatorë, opinionistë, aktivistë që në dukje kërkojnë ndryshim dhe sulmojnë Ramën duke sulmuar njëkohësisht edhe Opozitën! Pra sfumojnë shpresën e popullit, se në vënd egziston alternativa politike, duke e ditur fort mirë se këto ndryshime vijnë nga zgjidhjet politike! Kanë vrarë antikorpet e reagimit shoqëror, me një dinakëri të mirëmenduar nga vetë dirigjenti i tyre, i cili i meriton së bashku me rrethin e tij të gjitha përgjegjësitë për çdo pasojë të keq qeverisjes 7 vjeçare.

Biem dakort që opozita ka mëkatet e veta, për të shkuarën apo ndoshta edhe aktuale brënda saj, por kurrsesi nuk mund ti veshësh kostumin e përgjegjësive të kësaj qeverie të pa përgjegjëshme dhe kriminale në raport me shkatërrimin që po i bën vëndit!

Alternativa politike është prezente, ndoshta jo e kulluar por e riformatuar brënda saj, më e përgjegjëshme, me një morri detyrimesh sot si Opozitë dhe nesër si ekip në qeverisjen e vëndit! Pa dyshim kemi rezerva edhe ndaj liderit të opozitës, kërkesat ndaj tij duhet të jenë të qarta edhe të prera qysh sot pa qënë ende në krye të shtetit, madje vetë strukturat e PD e kanë detyrë ndaj mbështetësve të tyre ti kërkojnë të jetë në lartësinë e duhur, por nuk mund të lejojmë si popull të ecim drejt greminës për këto mëkate që e kanë marrë tashmë koston e tyre!

Një thënie popullore thotë:
Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime!
Nuk është normale të vazhdojmë duke bërë sehir se ç’na prodhon e tashmja, me thesarin e shqetësimeve për të ardhmen!

Europa foli qartë dhe prerë:
Pa shkulur me rrënjë krimin që ka pushtuar edhe vëndet anëtare të saj, nuk ka hapje negociatash! Azilet plot me shqiptarë, droga anë e kënd, korrupsioni i tejskajshëm, të paaftë dhe banditë në krye të institucioneve dhe në Kuvend. Po a e meritojmë ne si Shqiptarë këtë? A është produkt i yni ky refuzim i përsëritur? A duhet të trajtohemi si popull i pa dëshirueshëm, për shkak të zuzarit dhe zuzarëve rreth tij që na qeverisin?
Jo, jo dhe jo.

Çfarë u pa pas refuzimit?
Ky fajëson Makron-in, i kërkon llogari gjithashtu edhe Kryeministrit të Hollandës e thotë se kemi përmbushur detyrimet, Braçe me shall pionieri si dikur në Komunizëm i përvishet BE-së me ton imponues plot arrogancë, pionieri tjetër i Baton Haxhiut del dhe ligjëron i pa shqetësuar!
Nuk pati pëgjegjës për këtë dështim historik, por më e çuditshmja është se nuk pati asnjë ndjesë publike ndaj qytetarëve! Arrogancë e përzier me injorancë, në një klimë ekstreme paqëndrueshmërie politike, sociale, ekonomike.

Së fundmi, çfarë duhet për një ndryshim rrënjësor?
Pa dyshim duhet punë, sakrificë, këmëngulje, rezistencë, përballje me të keqen.
A duhet të jemi radikalë ndaj së keqes?
Nëse jo, llogjikisht beteja jonë për ta mposhtur këtë regjim ka dështuar qysh në hapat e parë!

Rama pret, ai ka gjithë kohën që i duhet për të shqyer çdo ditë nga një llokmë nga trupi i këtij vëndi. Dielli do të lindë përsëri, por të parët tanë na kanë lënë amanet disa thënie, që na zgjojnë ndërgjegjien:
Koha nuk pret, koha është flori.
Prandaj zgjohu Shqiptar, fito kohën e humbur sa nuk është vonë!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!