Home Aktualitet “Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni”

“Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni”

nga Editor

Nga Ylli Manjani.

Për Zaev nuk kam ndonjë respekt. Përkundrazi, pas përgjimit kurth që i bënë humoristët Ukrahinas, më krijoi një ndjesi neverie me mënyra si fliste e impostohej si leader i madh rajonal.

Por është politikan i përgjegjshëm para popullit të tij. Mori përgjegjësi politike megjithëse Maqedonia ishte për negociata pa kushte me BE. Nuk u kthye në Shkup të tregojë përralla me gjermanë e francezë, por dha dorëheqjen dhe fton popullin të vendosë.

Kam idenë se do jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme, sepse në fakt popujt e dinë ta vlerësojnë përgjegjshmërinë në politikë.

Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni… Me këtë dritë rriten specat e perimet atje të hamë ne këtu dhe i shesim pordhë europiane njëri-tjetrit…

Nuk është me të thënë jo! Është me të dhënë kjo punë! Lum kujt ja ka dhënë perëndia virtytet e punës, mirnjohjes, përuljes dhe përgjegjësisë.

Doli dielli posi! Doli bashkë me brengën…

Lajme te ngjashme