Home Aktualitet Më zë dhe figurë/ Si gënjeu Rama për negociatat, sot Cakaj thotë se s’ka përgjegjësi politike

Më zë dhe figurë/ Si gënjeu Rama për negociatat, sot Cakaj thotë se s’ka përgjegjësi politike

nga Albina Hoxhaj

Më 29 qershor 2018, Rama shpërndau “medalje mirënjohje” për katër ambasadorë të Shqipërisë me motivacionin për kontributin e tyre për çështjen e hapjes së negociatave dhe u shpreh: “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh”.

Sot, më 19 nëntor 2019, i ngarkuari me punë në krye të ministrisë së Jashtme Gent Cakaj, deklaroi se Rama s’ka përgjegjësi politike për të dhënë dorëheqjen, edhe pse ai gënjeu publikisht për datën e çeljes së negociatave.

“Në Maqedoninë e Veriut ka pasur zotime se ky proces që ky proces do ndodhë pashmangshëm dhe është thënë më herët se do të kishte dorëheqje nëse nuk do hapeshin negociatat, ndaj përgjegjësia elektorale është tjerët. Unë, kryeministri ose ndonjë përfaqësues i qeverisë nuk ka premtuar se negociatat do hapen. Ne jemi zotuar se do bëjmë përpjekje, por jo për të dhënë përfundimisht rezultatin që kemi pritur”, tha Cakaj në një deklaratë të bërë nga Ministria e jashtme, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse Rama do të ndiqte shembullin e Zaev, që deklaroi se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme pas dështimit me hapjen e negociatave.

Si Maqedonia e Veriut, ashtu dhe Shqipëria nuk arritën të merrnin një datë për hapjen e negociatave në samitin e 17-18 tetorit të Këshillit Europian.

Lajme te ngjashme