Home Aktualitet Arjan Çani: Lëvizja e Berishës i bën mirë opozitës. Basha nuk e mund dot Ramën me të njëjtën strategji

Arjan Çani: Lëvizja e Berishës i bën mirë opozitës. Basha nuk e mund dot Ramën me të njëjtën strategji

nga Editor

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se lëvizja e Sali Berishës në bazë, edhe pse bëhet për motive personale, i bën mirë kësaj force politike.

Çani foli edhe për kreun aktual të PD-së, Bashë, duke deklaruar se ai nuk e mund dot kundërshtarin politik, me strategjinë që po vijon të përdorë.

“Sa herë ka luftë për pushtet, në thelb është personale. Nuk e skualifikon Berishën, fakti që ka ca zëra, që thonë se e ka personale. Unë them, pse e ka personale, ai ka shanset për t’ja dalë mbanë këtij rrugëtimi. Le të mos e shohim axhendën personale si gjë të keqe. Po të mos ishte ambicia personale, për cfarë të jetonim, të vegjetojmë? Vetëm se dua shumë veten dhe mendoj për veten time, dua edhe vendin. Kush thotë të kundërtën, është mashtrues dhe budalla.

Berisha ndoshta nuk e ka betejë të moralshme, por ka betejë të drejtë. Nuk është e moralshme sepse u kujtua vonë. Por është e drejte, sepse cfarë kërkon? U godit personalisht. U thotë demokratëve, prova që ai më goditi mua, është provë që kjo parti duhet ribërë.

Unë Bashën e justifikoj, sepse duhet të jesh shumë i fortë ti thuash jo amerikanëve.

Ajo që po bën Berisha, i bën mirë opozitës. Jam i bindur që po. Berisha nuk synon të bëhet vetë kryetar i PD, por të hapë partinë, të bëjë primare, si në çdo vend normal demokratik. Unë vë bast, që Berisha nuk do të jetë në krye të PD. Po e bën për arsye tjetër, për t’i thënë amerikanëve nuk jam vetëm, më mbështet një parti e madhe.

Problemi me Bashën është që ai vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji komunikimi. Nuk mundet Edi Rama kështu. Duhet të ndryshojë strategji. Nuk e di kush e këshillon. Nuk e di përse mban afër njerëz që e këshillojnë gabim. Nuk mundet Rama me këtë strategji”, tha Çani.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!