Home Aktualitet Bylykbashi: PD sot në krizë të thellë, shkak vendimi i Bashës për Berishën

Bylykbashi: PD sot në krizë të thellë, shkak vendimi i Bashës për Berishën

nga Editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se kryedemokrati nuk ka marrë një vendim për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, por ka bërë vetëm një akt që po çon partinë drejt përçarjes.

“Partia Demokratike është sot në një krizë të thellë dhe shkak i kësaj përçarjeje është ajo që bëri Basha me vendimin për Berishën” – tha Bylykbashi.

Deputeti tha se në PD duhet të zgjidhet problemi i demokracisë së brendshme të partisë, teksa tha se Basha duhet ti dëgjojë kritikat dhe jo të largojë deputetët që i dalin kundër. Sipas demokratit, 70% deri në 80% të demokratëve janë kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga kreu i grupit parlamentar.

“Nuk është e vërtet kjo shkarkim nga grupi parlamentar. Basha ka bërë një akt i cili nuk është një vendim. Vendimi i Bashës nuk ekziston sepse nuk kishte statut për ta bërë këtë gjë, nuk e bën dot kryetari nuk e ka atë fuqi.

Nëse partia nuk funksionon në bazë të statutit nuk është parti është kompani private, SHPK, është person fizik, më keq. Në këtë moment, kthimi në gjë personale dhe në përplasje personale e zvogëlon atë që po ndodh. Në këtë moment në PD ka një zhvillim të madh që lidhet me demokracinë të brendshme të partisë.

Narrativa e prezantuar nuk është e vërteta nuk është e sakta. Basha duhet të rishpikë veten, ai duhet të pyes demokratët se çfarë duhet të bëjë dhe ai nuk i pyet. 70%-80% bazës është kundër vendimit të tij. Basha duhet të dëgjojë ata që i kritikojnë dhe të mos i largojë, por mesa duket këtë, model ai nuk mund ta kapë” – tha Bylykbashi në “Opinion”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!