Home Aktualitet TË VDEKURIT QË NUK KTHEHEN PAS!

TË VDEKURIT QË NUK KTHEHEN PAS!

nga Editor

NGA ILIR ALLKJA

Gjatë gjithë vitit 2020 kam denoncuar me zë dhe figurë në disa TV-të lira, keqmenaxhimin e pandemisë nga qeveria.

Unë ngrita zërin për mungesat në mjete mbrojtëse, testimet e pamjaftueshme, mungesën e protokolleve në trajtimin e të sëmurëve, mungesën të kapaciteteve spitalore, të sëmurët rëndë që rrinin në orë ambulanca para spitale, përdorimin pa kriter të antibiotikëve, mungesën e trajnimeve për stafet mjekësore, pasigurinë për vendin e punës e shumë të tjera.

Këshillat e mija por edhe të disa mjekëve që guxuan të flasin publikisht, nuk u morën parasysh, ndërkohë që qeverria mburrej me propagandë mbi të sëmurët e të vdekurit në spitale.

Sot lexova raportin të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në lidhje me oandeminë e Covid-19 që konfirmon gjithë batërdinë që ka ndodhur në Shqipëri.

Mua më flakën në rrugë vetëm e vetëm pse kërkova të shpëtoheshin më shumë jetë shqiptarësh, ndërkohë që çdo fjalë e imja e deklaruar nëpër TV është e vërtetuar nga çdo familje shqiptare por tashmë edhe nga raporti i KLSH.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!