Home Aktualitet Erisa Xhixho: Nga Shqipëria po largohen jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarët me të ardhura të mira financiare

Erisa Xhixho: Nga Shqipëria po largohen jo vetëm të rinjtë, por edhe qytetarët me të ardhura të mira financiare

nga Editor

Deputetja e LSI Erisa Xhixho,  është shprehur sot në Kuvend se nga vendi ynë po largohen jo vetëm të rinjtë ,por edhe qytetrë me të ardhura të mira financiare dhe me profesione .

Sipas saj Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend:

Sot Shqipërinë tonë duan ta lënë jo vetëm të rinjtë, por po e lënë qytetaret me të ardhura të mira financiare, profesionistë të zotë, të cilëve u mungon shpërblimi, sepse vendi i tyre nuk u ofron mundësi punësimi, siguri, mirëqenie.
Dramë kjo që na sjell një tjetër, edhe më të madhe. Atë të shpopullimit. Këto nuk janë fjalë, janë fakte bazuar në shifra.

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Sipas të dhënave të Eurostat në korrik kemi arritur numrin rekord të kërkesave për azil, plot 735 kërkesa për azil vetëm nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemise , duke qënë serish të parët në rajon.
Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.

Po çfarë janë këta që po ikin? Po largohet truri dhe rinia, duke i hapur vendit tonë një plagë të madhe.
Në një anketë të Qëndrës për Studime Ekonomike dhe Sociale rezultoi se rreth 80% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Rajonin.

Këto, të dashur kolege, nuk mund t’i quajmë aq thjesht si fenomene mbarëbotërore, që ndodhin kudo. Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhet ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.

Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.

Me këto ritme dramatike, zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve.

Kanosja e Kryeministrit fill pas miratimit të këtij ligji, që shqiptarët do zëvendesohen me krah të lirë pune, me punëtore nga vende të botës së tretë, nga Banglandeshi, India etj, e ironia e tij se sa me pak shqip të dinë më mirë është, se nuk merren me thashetheme, është tregues i qartë i mënyrës se si kjo qeveri e ky kryeqeveritar u qasen problemeve që duan zgjidhje.

Sot qytetarët duan siguri, punësim, mirëqenie. Po! Sot, ka familje që nuk kanë para të nxjerrin muajin me bukë. Po, me bukë. Ka familje që nuk arsimojnë dot fëmijet. Ka të rinj që nuk ndjekin shkollën, e zgjedhin arratinë,

për shkak të varfërisë. Kjo nuk është fantazi, është realitet, mjerisht shumë i dhimbshëm.

Kjo situatë kërkon vëmendje maksimale dhe marrjen e masave urgjente nga qeveria, por dhe nga të gjitha autoritetet shtetërore, për të ndërtuar një strategji të qartë, efektive dhe kombëtare që lufton realisht dhe në mënyrë te vazhdueshme fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.

Por përballë shpopullimit që qeveria nuk e llogarit asfare si shqetësim, as e adreson e as e sheh në plane e programe për lehtësim e zgjidhje. Asnjë rresht nuk kishte parë të udhës qeveria në programin e saj për këtë fenonem, asgjë se si do të mbajë të rinjtë dhe profesionistët në këtë vend, e as se si do t’u rrise mirëqenien punëtorëve, familjeve. Ka të reja, por edhe këto sigurisht lajme te keqija. çmime që nuk ndalin rritjen në produktet e shportës, bukës, karburantit, gazit…

Ndaj nga një qasje profesionale dhe me vullnetin që puna jonë si deputetë të jetë kontribuese dhe jo refraktare, vetem e vetem se Presidenti që e ka kthyer ligjin eshte dikush që nuk e duam dhe nuk na pelqen, gjykoj se ka argumenta të mjaftueshëm për ta konsideruar argumentimin e kthimit si një mundësi për ta përmirësuar ligjin.

Gjykoj se kjo eshte edhe një dëshmi e seriozitetit të punës së të gjithëve ne, dhe le t’u provojmë qytetarëve se Kuvendi ka sensin e përgjegjësisë dhe të seriozitetit në përmbushje të misionit të vet.CHECK THIS OUT

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!