Home Aktualitet Nishani: Deklaratat e Bashës pas takimit me delegacionin e SHBA-së, kulm i hipokrizisë. Ai është manipulatori më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda PD

Nishani: Deklaratat e Bashës pas takimit me delegacionin e SHBA-së, kulm i hipokrizisë. Ai është manipulatori më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda PD

nga Editor

Pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan në selinë blu diten e sotme Basha tregoi  se për çfarë bisedoi me ta.

Ai u shpreh se çështjet në  fokus ishin dy: situata politike në vend dhe zhvillimet në Kosovë, duke thënë se Rama është i vetmi përgjegjës që vendi është jashtë dyerve të Evropës.

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke i quajtur deklaratët e kreut të opozitës si “kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.”

Sipas Nishanit, Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Postimi i plotë:Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane.Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!