Home Aktualitet Vasili: Aktet normative instrument korrupsioni, asnjë rimbursim për qytetarët e prekur nga covid, Rama harroi krizën energjetike

Vasili: Aktet normative instrument korrupsioni, asnjë rimbursim për qytetarët e prekur nga covid, Rama harroi krizën energjetike

nga Editor

Fjala e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili në Parlament

Mund t’i besojmë ne këta, kanë seriozitet këta që kanë bërë katër akte normative njëri pas tjetrit? Ku është serioziteti, ku është integriteti i këtij Kuvendi? Ky kuvend ka miratuar një ligj të buxhetit të shtetit që pa iu tharë boja është ndryshuar katër herë. Nuk po flas për aktet e tjera të përkohshme të vaksinës sepse shkojnë në 17 akte normative. Çfarë do të bëjmë në muajt që na vijnë pas, do diskutojmë projekt buxhetin e shtetit? Mbase propozimi do të ishte të mos diskutojmë më, por të presim aktet normative të radhës që të gjejmë të vërtetën. Pasi e kanë shumë të vështirë shqiptarët të kuptojnë që urgjenca e jashtëzakonshme, situata e covidit na kërkoka që të miratojmë drone, na kërkon të miratojmë lekë për teatrin, po na kërkon të miratojmë lekët për rrugët. Po pasi janë shpenzuar ja 100 e sa milionë për informatikën të deklaruara na duhen dhe ja 10 milionë të tjera dhe gati 110-120 milionë dollarë të tjera që lëvizin si pa të keq nga andej në krahun tjetër.

Po prisnim të dëgjonim për kataklizmën energjetike, por ishte heshtje nuk foli kryeministri, ku vajti kriza? Ku vajti kataklizma e ditës dielë ku të gjithë u traumatizuan?”
Faktikisht, ky dekret që diskutojmë ishte një shans shumë i madh për mazhorancën për të shpëtuar fytyrën lidhur me këtë akt normativ. Sepse flitej si një nga shkaqet që ka ndikuar ka qenë pandemia. Ka 500 të sëmurë në ditë me covid. Mesatarja e trajtimit të tyre është një mijë dollarë për njeri në ditë, pra çdo ditë gjysëm milioni dollarë dalin nga xhepat e shqiptarëve. A pati ndonjë rimbursim apo rialokim të fondeve për barnat për të sëmurët që janë në shtëpi? Zero, këto janë para që shkojnë për ndërtimin e rrugëve e më the të thashë. Pandemia është sebep është përdorur politikisht dhe po përdoret politikisht. Këta kanë pasur një zotni këtu që e kanë vënë në krye të qeverisë ka thënë mos përdorni maska. Kush flet për maska është pjesë e lobit të atyre që shesin maska. Ky ka thënë s’ka nevojë të testojmë, e kush flet për testimet është pjesë e atyre lobeve farmaceutike që promovojnë testimet, testimet ndërkohë i kërkonte OBSH. Se nuk dontë të nxirrte asnjë kokërr leku nga xhepi. Janë gati 1.8 milionë që e kanë kaluar që nuk janë në defterët e shtetit se 180 mijë janë në defterët e shtetit. Harxhonin miliona e miliona mbi 150-180 milionë euro, ku janë këta në mbështetje të kësaj kataklizme të vërtetë shëndetësore dhe shoqërore të mijëra e mijëra familjeve që kanë hyrë në borxhe të jashtëzakonshme.

Dashnorët e reformës për drëjtësi, këta që vdesin për drejtësinë e re, që çfarë nuk bëjnë që janë ata që e kanë marrë në dorë e çfarë bëjnë me drejtësinë e rë këta?
Këtu keni ca para, 9 milionë dollarë që janë vendosur për teatrin e ri, e kur janë miratuar këta. Janë miratuar pasi kishin mbaruar 3 seanca në gjykatën kushtetuese, kishte mbaruar procesi shqyrtimit dhe Gjykata Kushtetuese ishte tërhequr për të marrë vendim. E çfarë bënë këto të ndershmit? Do prisnin të mbaronte punën kjo gjykatë që mezi u ngrit. Mbaroi seanca e fundit në 16 qershor, në 22 qershor këta miratuan aktin normativ. Në datën 2 korrik Gjykata Kushtetuese dha vendimin, në datë një korrik kaluan paratë. Mund të flasim më për reform në drejtësi këta?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!