Brenda mbledhjes me dyer të mbyllura/ Deklarata e Makron që e nxjerr edhe më zbuluar Ramën

Read Time:53 Second

Ndërkohë që qeveria po përpiqet ta mbulojë dështimin e saj me ndryshimin e filozofisë të zgjerimit në Paris, ndërkohë që propagandistët e rilindjes janë sulur si Don Kishoti kundër mullinjve të erës, ndaj presidentit Makron, madje duke i përmendur edhe moshën e bashkëshortes, e vërteta e qëndrimit të tij është pak më ndryshe.

Presidenti Francez nuk e ka zhytur Edi Ramën, ai thjeshtë e ka shpëtuar atë nga turpërimi duke mos lejuar një ndarje të Maqedonisë nga Shqipëria. Sipas Euronevs që ka informata të dorës së parë nga bisedimet e zhvilluara brenda sallës së 28-shes:

“Presidenti francez Emmanuel Macron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin”, shkruan Euronews i cili më pas sqaron:

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pse Zaevi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe kryeministri ynë, jo
Next post Dështimi me negociatat/ Spiropali: Ishte prekëse ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike, ‘supergruaja’ e Evropës siguroi se do bëhet më e mira