Home Aktualitet Bie bora e parë në Korçë

Bie bora e parë në Korçë

nga Editor

Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Temperaturat kanë rënë në nivelet 3° në qytet, ndërkohë që nuk paraqiten probleme në rrugët urbane.

Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Ndërkohë që mbrëmë reshje bore në sasi të pakët ka pasur dhe në qarkun e Kukësit, në zonat malore.

Në të gjithë vendin prej ditësh është prezent moti i vranët dhe me reshje shiu, tipike të vjeshtës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!