Home Aktualitet SKANDALI/ Benet Beçi firmos kërkesën për kontratën abuzive në KESH

SKANDALI/ Benet Beçi firmos kërkesën për kontratën abuzive në KESH

nga Editor

Një kontratë abuzive, një marrëveshje midis një korporate shtetërore shqiptare me një kompani private, në emër të depozitimit të energjisë. Pra, në emër të një situate që kërkon të jetë zgjidhje për problematikat që mund t’I lindin KESH-it, është kthyer në një kontratë e cila thjeshtë dhe vetëm i ka dhënë KESH-it disa miliona euro më pak në buxhetin e tij.

Dhe këto para kanë kaluar tek një kompani private.

Sipas dokumenteve të bëra publike prej disa ditësh gjithçka ka filluar me një kërkesë të nisur në datën 4 mars, nga kompania private NOA Energy Trade, drejt Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Dhe është kjo shkresë zanafilla e gjithçkaje.

Pas kë rkesë së datës 4 mars, në datën 8 mars sërish NOA i dërgon KESH-it, në atë kohë e drejtuar nga Benet Beci, një tjetër kërkesë që është shprehje e interesit për lidhjen e marrëveshjes.

Në atë kohë drejtor i KESH-it, ka qënë Benet Beci, i cili është tërhequr në datën 5 mars dhe gjithçka mesa duket e ka inskenuar thjeshtë dhe vetëm që të ishte një periudhë ku ai edhe ishte edhe nuk ishte drejtor, pasi kishte dhënë dorëheqjen se do të kandidonte për deputet.

Por, në fakt në institucion ka shkuar deri pas muajit maj, deri pasi është zgjedhur deputet.

Një dokument që mban firmën e Benet Becit, administratorit të KESH-it. Ky i fundit edhe pse ishte dorëhequr disa ditë më parë ka firmosur një shkresë drejtuar Autoritetit të Konkurencës dhe Entit Rregullator të Energjisë në lidhje me vlerësimin e shprehjes së interesit për shkëmbimin e energjisë elektrike.

Dokumentet që tregojnë se është Benet Beci ideatori dhe strumbullari i asaj që është përkthyer më pas në një kontratë mes KESH dhe kompanisë NOA Energy, ku kjo e fundit fiton miliona euro, ndërsa disa thërrime i lihen Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!