Home Aktualitet Artan Hoxha: Fraksionet e PD gjë e mirë, Primaret hap i madh i Berishës

Artan Hoxha: Fraksionet e PD gjë e mirë, Primaret hap i madh i Berishës

nga Editor

Gazetari Artan Hoxha, në një intervistë në emisionin Ora 17:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për atë që po ndodh në Partinë Demokratike.

Hoxha thekson se fraksionet në PD janë diçka e mirë, duke shtuar se primaret janë një hap i madh që ka ndërmarrë Berisha.

“Franksionet në PD janë diçka e mirë. Berisha po propozon hapa të mëdhenj të ndryshimit kulturor në PD, sepse ai mundet ta emancipojë mjedisin demokrat, me ata ide që ai shpreh në këtë kohë. PD duhet që të realizojë primaret. Primaret janë reale e janë hap i madh i Berishës.

Lulzim Basha mund të jetë peng i lobimeve të SHBA, por nuk besoj se është peng i Ramës. Masa e madhe e anëtarësisë nuk e do Bashën për kryetar. SHBA e ka dëmtuar demokracinë në vend. Mos të diskutojmë vendimet e Amerikës, por SHBA po avantazhon një person që po i bën keq vendit si Rama. Mundet që ballafaqimi mes Bashës e Berishës të ndodhë në Kuvend. Basha do doja që t’i jepte zgjidhje kësaj situate”, u shpreh Hoxha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!