Home Aktualitet Ambasadorja Kim, thirrje qeverisë Rama 3: Përmirësoni klimën e biznesit!

Ambasadorja Kim, thirrje qeverisë Rama 3: Përmirësoni klimën e biznesit!

nga Editor

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë, tha se qeveria shqiptare ka prioritet klimën e biznesit.

Ajo tha se tre prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri janë demokracia, Reforma në Drejtësi dhe biznesi, si dhe shtoi se me Skavicën i hapet rrugë investimeve amerikane. Sakaq, për ambasadoren e ardhmja e Shqipërisë do të jetë më e ndritur.

“Prioritet tona janë mbrojtja, biznesi dhe demokracinë. Të gjithë jemi përqendruar prej kohësh në demokracinë dhe mbrojtjen. Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën në një shtysë për të ngritur ekonominë tonë në një nivel. Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, ekonomi në rritje, qasje në më shumë produkte dhe më shumë mundësi për rininë shqiptare, pikërisht këtu në Shqipëri. Para një viti nënshkruam një memorandum dypalësh për ekonominë. Ne pamë rezultate. Dy javë më parë kemi parë Skavicën, vendin që Shqipëria do të ndërtojë hidrocentralin.

Ky projekt shoqërohet nga një në Vlorë, që është një shembull tjetër i fortë dhe nëse ka sukses do të jetë projekti më i madh në Shqipëri i bërë nga një kompani amerikane. Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi klimës së biznesit. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund, e konkurrenca e ndershme duhet të jetë parësore që të gjithë investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparence. Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmirësuar klimën e biznesit. Gjatë 30 viteve të fundit kemi bërë rrugë të gjatë, por kur shohim atë që ka ndodhur them se e ardhmja do të jetë më e ndritur”, u shpreh Kim.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!