Home Aktualitet Gafë e rëndë diplomatike: Qeveria shqiptare nuk ‘njeh’ zyrtarisht Republikën e Kosovës

Gafë e rëndë diplomatike: Qeveria shqiptare nuk ‘njeh’ zyrtarisht Republikën e Kosovës

nga Editor

Lapsus apo gafë e rëndë diplomatike mbetet për t’u sqaruar nga qeveria shqiptare. Kjo e fundit në një vendim të Këshillit të Ministrave, që mban datën 29 shtator, ka harruar fjalën “Republikë” për shtetin e Kosovës.

Në datë 29 prill, është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, një vendim për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020.

Por në këtë vendim Kosova nuk identifikohet me termin e saktë zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm me emrin.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!