Home Aktualitet Qeveria: Borxhi publik 76 % e PBB-së, duam 60 % në fund të mandatit. FMN e BB: E keni mbi 80 %, sfidë çuarja te 70 %

Qeveria: Borxhi publik 76 % e PBB-së, duam 60 % në fund të mandatit. FMN e BB: E keni mbi 80 %, sfidë çuarja te 70 %

nga Editor

Shqipëria ka sot nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon dhe ndër më të lartit në Europë.

Pandemia, kriza ekonomike, por edhe programi i rindërtimit pas tërmetit e detyruan qeverinë të rriste ndjeshëm huamarrjen vitin e kaluar, duke e rritur borxhin me 10 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.

Për ministrinë e Financave, borxhi publik ka arritur në 76% të PBB-së, ndërsa për Bankën Qendrore dhe FMN-në ai arrin në 80% të PBB-së. Përkundër qeverisë, këto institucione llogarisin edhe detyrimet e prapambetura që shteti ka ndaj të tretëve.

Në deklaratën e fundit të Fondit Monetar, borxhi i përgjithshëm i qeverisë parashikohet të jetë 80% e PBB-së, në fund të vitit 2021. Më tej FMN sugjeron se ai do të bjerë gradualisht duke filluar nga viti 2024, pasi masat mbështetëse dhe rindërtimi të përfundojnë.

Në programin qeverisës të këtij mandati, synohet që borxhi publik të ulet në 60% në fund të mandatit, por Fondi Monetar e sheh tepër ambicioz këtë synim, duke deklaruar se ai do të mbetet mbi normën 70% të PBB-së gjatë qeverisjes Rama 3.

Madje, me krizën aktuale energjitike dhe kërkesës për të marrë 500 milion euro borxh përmes eurobondit, ndërhyrjet e qeverisë për uljen e borxhit do të jenë edhe më të vështira.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!