Home Aktualitet Kriza me energjinë nga tenderat korruptivë në OSHEE”. PD i përgjigjet qeverisë: Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve

Kriza me energjinë nga tenderat korruptivë në OSHEE”. PD i përgjigjet qeverisë: Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve

nga Editor

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, ARBI AGALLIU

Përshendetje të nderuar qytetarë!

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.
Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.
Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

Ju faleminderit!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!