Home Aktualitet Rama vijon me emërimin e grave, Ori Kuçi në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama vijon me emërimin e grave, Ori Kuçi në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

nga Editor

Edi Rama nuk është mjaftuar të ketë në shumicë gra vetëm në kabinetin qeveritar, por edhe në institucione të tjera të varësisë. Ndër lëvizjet e fundit me emërimet e reja të tij, mësohet se është edhe Ori Kuçi. Ajo është caktuar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, aty ku Rama çoi sot edhe Vilma Bellon si zv.ministre. Ori Kuçi ka pak përvojë në administratën publike dhe më shumë në sektorin privat.

Në vitin 2013 ajo punoi për disa kohë si këshilltare për mediat në kabinetin e ministrit Arben Ahmetaj. Më pas u rikthye sërish në sektorin privat, ku menaxhon një dyqan kozmetike në zonën e ish-Bllokut. Më herët pas kthimit nga studimet në Itali, Kuçi nisi të angazhohej në media dhe jetën publike, fillimisht me një emision radiofonik.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!