Home Aktualitet Ish-deputeti i PD-së mbështet lëvizjen e Berishës: Basha pas humbjes të jepte dorëheqjen

Ish-deputeti i PD-së mbështet lëvizjen e Berishës: Basha pas humbjes të jepte dorëheqjen

nga Editor

Ditën e sotme në studion e “InfowebTv” për një intervistë rreth situatës së Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar ish-Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z. Ardian Turku.

Ardian Turku, tha se, cikli i Bashës tashmë ka mbaruar dhe se duhet të japë dorëheqjen për dështimet e tij radhazi si Kryetar i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Turku fajësoi Bashën për këtë përçarje, e cila sipas mendimit të tij, vjen si mos analizë dhe keq menaxhimi të brendshëm të partisë, ku Lulzim Basha nuk është më në gjendje ta kontrolloi. Ai tha se mbanë qëndrimin e tij si mbështetës i Partisë Demokratike dhe se kjo parti ka nevojë për një unitet të mirëfilltë.

Po ashtu gjatë intervistës ai është pyetur sesi e sheh lëvizjen e Berishës si qëndrim: ai tha se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha, e quan një lëvizje e cila duhej të kishte nisur më përpara dhe se do të jetë përherë “pro” kësaj nisme të ndërmarrë nga ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!