Home Aktualitet “Qeveria shpenzon 10 herë më shumë për të burgosurit sesa për nxënësit”, Ina Zhupa: 6 pyetje për të cilat qeveria hesht

“Qeveria shpenzon 10 herë më shumë për të burgosurit sesa për nxënësit”, Ina Zhupa: 6 pyetje për të cilat qeveria hesht

nga Editor

Deputetja Ina Zhupa i drejtoi disa pyetje Ministres së Arsimit, duke vënë në dukje mungesën e madhe të investimeve në sistemin arsimor. Në qeverinë e Edi Ramës harxhohet disa herë më shumë për 1 të burgosur, sesa per 1 nxënës, por qeveria nuk i jep përgjigje çështjeve themelore të ngritura nga deputetja e PD-së. disa nga pyetjet që nuk morën përgjigje konkrete nga Ministrja e Arsimit:

1. Ju thoni ne raportin tuaj: zbatim të projektit “Shkolla të sigurta”, punojnë në arsimin parauniversitar 144 oficerë sigurie, të cilët mbështesin krijimin e një mjedisi sa më të sigurt në shkollë. Ne Shqipëri kemi 1403 shkolla te arsimit parauniversitar, dmth kemi 1 oficer policie per 10 shkolla? Ose e thene ndryshe gjithe Saranda nje polic? Me kete ofroni siguri ju? Nderkohe ne investigimin e Birn te gazetares Anila Hoxha, del se 80% e perdoruesve te droges jane nga 13-25 vjec.

2. Thoni 600 psikolog, dmth 1 psikolog per 3 shkolla. 1 psikolog shkon nje here ne jave ne nje shkolle me te pakten 1000 nxenes. Zero mbeshtetja psikologjike. Psikologu cohet vetem pasi jane bere problem dhe jo si mekanizem shfryres dhe mbrojtes. Aq me pak pastaj t’u sherbeje edhe mesuesve qe behen raste si te Cajupi.

3. Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor përsa i përket arsimit. Për vitin 2020, financoi arsimin me rreth 352 milionë Euro ose sa 2,31% e Prodhimi Brendshëm Bruto, kr premtimi ishte 5%. Të gjitha vendet e rajonit shpenzojnë së paku 4% të PBB-së për arsimin, ndërsa ne shpenzojmë gati 2 herë më pak. Pse nuk e rrisni buxhetin, siç keni premtuar?

4. Nga të dhënat rezulton se për çdo person në burgjet e vendit u shpenzuan mesatarisht 9 997 euro në vit, 833 Euro në muaj, apo thënë ndryshe 27.7 Euro në ditë. Duke marrë në analizë të dhënat, rezulton se për çdo nxënës dhe student gjatë vitit 2020 u shpenzuan rreth 59 euro në muaj ose rreth 2 euro në ditë. Pra, qeveria shpenzon rreth 14 herë më shumë për një të burgosur se për një të regjistruar në arsimin parauniversitar. Keni përgjegjësi per kete situate?

5. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në konkluzionin se stafet e drejtorosë srsimore në Tiranë dhe rrethe ja ë pa konkurim. Po ashtu edhe shumë nga drejtorët e shkollave. Sipas të dhënave, shumë prej tyre janë patronazhistë për PS. Pse nuk merrni masa të zbatoni ligjin për të shmangur komandimet dhe ose nuk shkarkoni drejtuesit partiakë pa meritë, qe kanë sjellë ulejn e cilësisë së mësimdhënies në shkolla?

6. Ne shkollat 9 vjecare mungojne mesuesit. Vetem ne Tirane jane 23 vende vakante. Futen femijet edhe presin me shprese ose futet pastruesja i mban sa te bejne ndonje zevendesim. (Tabela) Pyetja: Si mundet që shkolla ka filluar, dhe portali Mësues për Shqipërinë, akoma perzgjedh mësues, për vendet bosh? A s’duhet të ishte mbyll ky proçes para se te fillonte shkolla? Kush mban përgjegjësi per klasat qe jane pa mesues?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!