Home Aktualitet Punësoi bashkëshortin në një projekt, shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi!

Punësoi bashkëshortin në një projekt, shkarkohet drejtoresha e AQSHF, Iris Elezi!

nga Editor

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka urdhëruar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra, ndërsa në letër rendit të gjitha shkeljet e kryera prej saj.

TIRANË– Iris Elezi është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashkëshortit të saj, Tomas Logoreci në të njëjtin institucion, ku eprorë është e shoqja.

Bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka urdhëruar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra, ndërsa në letër rendit të gjitha shkeljet e kryera prej saj. Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa bashkëshorti i saj merrte pagën prej më shumë se një vitit, pasi ishte punësuar në projektin “MEAP”. Por nuk mbaron këtu. Elezi duket se nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me vartësit e tjerë pasi në një prej pikave për shkarkimin e saj shkruhet se ka pasur probleme edhe me komunikimin me punonjësit e institucionit.

Pas shkarkimit, vendim i cili u mor ditën e sotme, nuk ka ende asnjë reagim nga vetë Elezi, ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i saj në post.  Arkivi Qendror është institucion nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dhe merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!