Home Aktualitet Prej 2013-s e deri sot, raportet ndërkombëtare e theksojnë si kusht ende të papërmbushur nga Shqipëria luftën ndaj korrupsionit, edhe pse shumë zotime vazhdojnë të përsëriten nga përfaqësuesit e politikës.

Prej 2013-s e deri sot, raportet ndërkombëtare e theksojnë si kusht ende të papërmbushur nga Shqipëria luftën ndaj korrupsionit, edhe pse shumë zotime vazhdojnë të përsëriten nga përfaqësuesit e politikës.

nga Editor

NGA DENIS HIDRI

Më shumë se 7 vite më
parë, në një intervistë për CNN, transmetimi në gjuhën turke, kryeministri Edi Rama e konsideronte korrupsionin në vend si fenomen të futur aq thellë, saqë e ka lënë vendin në një pozitë shumë të vështirë, e si për zgjidhje ai premtoi angazhimin përmes “një lufte të madhe”.
“Ne kemi në plan të ngremë disa sisteme dhe të realizojmë disa reforma në luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të shpëtojmë popullin tonë, të mbrojmë dhe të shpëtojmë vendin nga korrupsioni. Ky fenomen është futur aq thellë saqë e ka lënë vendin në një pozitë shumë të vështirë. Qëllimi ynë kryesor është që Shqipëria të jetë pjesë e Europës dhe të integrohet në të.” – deklaronte kryeministri Edi Rama.

Pesë vite nga marrja e drejtimit të qeverisë nga Partia Socialiste, më 9 dhjetor 2018, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare Antikorrupsion, prezantoi rezultatet “optimiste” gjatë vitit 2018 dhe garantoi se me ngritjen e disa nën-institucioneve në drejtësi, gjatë vitit 2019, rezultatet do ishin edhe më të larta.“Viti 2019 do të shënojë rezultate domethënëse edhe nëpërmjet ngritjes së institucioneve të reja dhe zbatimit të reformës në drejtësi që në këtë moment është e pandalshme.” – deklaroi Gjonaj.

Në janar të vitit 2020 Instituti Ndërkombëtar i Matjes së Perceptimit të korrupsionit, Transparency International, publikoi raportin për 180 vende të botës. Sipas tij Shqipëria ka humbur 7 vende në krahasim me vitin paraardhës.Më 24 mars 2020, Shqipërisë iu çelën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë takimit virtual të Ministrave për Evropën, u dakordësua që ky proces për Shqipërinë të kushtëzohej me shtimin e kushteve të reja, duke e çuar në 15 numrin e tyre.Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte ndër kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim avancimin e procesit të negociatat për anëtarësimin e vendit në union.Progres-raporti i Komisionit Europian mbi Shqipërinë, i publikuar në muajin tetor 2020 theksoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe përbën një shqetësim serioz.“Ndërkohë që numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, deri më sot, dënimet përfundimtare në çështjet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara. Organet e sapokrijuara të specializuara antikorrupsion (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) pritet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe përbën një shqetësim serioz”- thuhej në raportin e Komisionit Europian.
Në nëntor të këtij viti, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), raportoi se në Shqipëri treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe eficienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik.“Pikët e ATQ (vlerësimi i cilësisë së tranzicionit) për qeverisjen kanë rënë në Shqipëri, Mongoli, Poloni, Turqi dhe Ukrainë, me përkeqësim domethënës të konstatuar në eficiencën e gjykatave (Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Polonia dhe Ukraina), dhe në perceptimin e korrupsionit dhe stabilitetit politik.”- thuhet në raport.

“Niveli i korrupsionit mbetet i lartë në Shqipëri. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të botuar nga Transparency International, Shqipëria zuri vendin e 106-ë në 2019, ndërsa ishte e 99-ta në 2018, e 91-ta në 2017 dhe 83-a në 2016. Në përgjithësi, korrupsioni mbizotëron në shumë fusha të jetës publike e biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese. Ai sfidon besimin e publikut në institucionet e shtetit dhe jetën politike”, – thuhet në raportin e GRECO-s.

Si edhe në të gjitha në reformat e ndërmarra nga qeveritë Rama, raportet të institucioneve të BE-së, Shqipëria bën vetëm hapa mbrapa, dhe këtu makinaria propaganduese i paraqet si suksese.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!