Home Aktualitet Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Krimi nuk do të tolerohet, qytetarët të mos bien pre e medias serbe

Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Krimi nuk do të tolerohet, qytetarët të mos bien pre e medias serbe

nga Editor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës dhe tensioneve të krijuara më pas duke thënë se krimi do të luftohet dhe nuk do ketë asnjë tolerim.

Në postimin e tij në Facebook ai u ben thirrje qytetareve të mos bien pre e mediave serbe të cilat mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën.

Postimi i plotë:
Kurti:Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës
Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.

Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.
Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!