Home Aktualitet Gledis Nano takim me drejtorin Rebani Jaupi, 3 ditë para përfundimit të 100 ditëshit

Gledis Nano takim me drejtorin Rebani Jaupi, 3 ditë para përfundimit të 100 ditëshit

nga Editor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano, ka qenë sot për më shumë se dy orë në Drejtorinë e Tiranës, ku është takuar me Rebani Jaupi. Në fokus të takimit mes dy drejtuesve të Policisë, ka qenë goditja e grupeve kikrminale që veprojnë në Kryeqytet.

Nano është takuar dhe me shefat e sektorëve të tjerë në Drejtorinë e Policisë së Tiranë.

Nuk dihet nëse në qendër të diskutimeve mes drejtorit Nano dhe drjetorit të Tiranës Rebani Jaupi, ka qenë dhe ngjarja e djeshme e ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 22 vjeçari Redi Balla. Sakaq, Policia e Tiranës është kujdesur dje dhe për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Poloni.

Ky takim i Nanos me drejtorin e Policisë së Tiranës vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të afatit 100 ditor që kryeministri Edi Rama i la Policisë së Shetit, në ditët e para të Korrikut 2021. Ngjarjet në vend, detyruan shefin e  qeverisë që t’ju vendoste ultimatum drejtuesve të Policisë, për rezultate ose në të kundër duhet të largohen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!