Home Aktualitet Meta takon ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri

Meta takon ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri

nga Editor

Presidenti Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Kosovës , Skënder Durmishi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Durmishi për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Meta theksoi së Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Presidenti Meta theksoi se së bashku duhet të punojmë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugën e integrimeve europiane të dyja vendeve tona.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!