Home Aktualitet Leja u dha nga vetë Ministria e Shëndetësisë, Albana Fico bën Opozitën nga Elbasani: 22 mijë tifozë në ndeshjen e mbrëmshme, pritet çudia historike me infektimet

Leja u dha nga vetë Ministria e Shëndetësisë, Albana Fico bën Opozitën nga Elbasani: 22 mijë tifozë në ndeshjen e mbrëmshme, pritet çudia historike me infektimet

nga Editor

Pas ndeshjes se kombetares me Poloninë dhe numrit të lartë të tifozëve që e ndoqen fizikisht në stadium institucionet shëndetësore parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim.

Gjatë një takimi me studentët e Elbasanit drejtoresha e shëndetit publik Albana Fico, u shpreh e indinjuar me numrin e lartë të tifozëve në stadium, duke u shprehur e sigurtë për rritjen e rasteve pozitive ne ditet ne vijim.

“Kjo vjen për masa që nuk respektohej . Për faktin se shkohet te Arena me 22 mije tifozë.Pritet neser cudia historike. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato menyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjegur disa here me 10-15 në ditë. Cdo njeri vlen. Cdo njeri eshte nena, baba, motra dhe vellai i dikujt tjeter.

Është një infeksion i cili ka dëme nga hic te shumë dhe për jetë. Me përgjegjësi personale ju them se kemi rritje të rasteve dhe në moshat deri në 30 vjeç, ata njerëz që mund ta kenë kaluar dhe pas 5 6 muajsh kanë dëme. Post kovidin ne nuk e kemi të studiuar.

Mos të harrojmë që kjo situatë do çojë dhe në ndryshimin në para. Çasja mes një shëndeti që duhet të ruajmë dhe kur një pjesë e popullatës nuk pëgjigjet. Shifrat sot janë të qarta, ka popullata të tëra të vaksinuara dhe ka akoma infektime por nuk ka vdekje, pasojat e Long kovidit janë një kosto shumë e madhe. Vaksinat janë shumë të stofistikuara dhe prodhimi i saj dukej si shans“- u shpreh Fico.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!