Home Aktualitet Familja e kërkonte prej 5 ditësh, trupi i pajetë i gjetur në Vlorë, është i mësueses Nadire Nelaj

Familja e kërkonte prej 5 ditësh, trupi i pajetë i gjetur në Vlorë, është i mësueses Nadire Nelaj

nga Editor

Trupi i pajetë i gjetur paraditen e sotme në zonën e Petroliferës, është i Nadire Nelaj. 72- vjeçarja ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 Tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Fillimisht, u raportua për një trup të gjinisë mashkull, por më vonë Policia ka konfirmuar se trupi ishte i një gruaje. Në trupin viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Newsbomb.al mëson se e moshuara Nadire Nelaj, ka punuar për shumë vite si mësuese në qytetin bregdetar.

Kohët e fundit ajo vuante nga ankthi. Familjarët kanë shkuar në zonën e Petroliferës, ku u gjet trupi dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për të afërmen e tyre. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën.

Nadire Nelaj, banonte në fshatin Kotë të Vlorës dhe nuk dihet sesi ajo ka përfunduar në zonën e Petroliferës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!