Home Aktualitet Ylli Manjani: Njeriu që di çdo gjë në Shqipëri është Edi Rama, kishte informacion që do të arrestohej Thoma Gëllçi

Ylli Manjani: Njeriu që di çdo gjë në Shqipëri është Edi Rama, kishte informacion që do të arrestohej Thoma Gëllçi

nga Editor

Ish-ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, është shprehur mbrëmjen e djeshme se nuk e beson kryeministrin Edi Rama, kur thotë se nuk di gjë për arrestimet. Sipas tij, Kryeministri ishte në dijeni edhe për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi.

Duke iu referuar arrestimeve të fundit, Manjani thotë në “Syri.Tv” se personi nuk mund të arrestohet menjëherë, por duhet të gjurmohet fillimisht dhe kapet në flagrancë.

“Njeriu që di çdo gjë është kryeministri. Njeriu që di çdo që edhe s’duhet ta dijë është Edi Rama. Të mos kemi asnjë iluzion, i plas mëlçia atij nëqoftëse nuk e merr vesh. Mendon se bën PR duke fshehur një këtë. Por unë merrem me sistemin, sistemi penal. Në çdo ditë nga 6 mijë persona që kemi në burgje, më shumë se gjysma janë të paraburgosur, janë pa një vendim përfundimtar në burg.

Shteti ka 1 mijë e një mekanizma të tjerë, ka gjoba, a dënime alternative, ka pafund. Është me efektive t’i thuash 30 ditë burg, se sa ta shantazhosh me 5 vite burg, sepse ai 30 ditëshi të dhemb shumë. Plus ka shumë vepra të tjera. Një të pasuri merri pasurinë, jo ta futësh në burg. I ka bërë dëm shoqërisë, dëmi është pasuria“, u shpreh Manjani.

Kujtojmë se ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë në shtëpinë e prindërve në Kolonjë. Ai bashkë me tre vartës të tij akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të pabarazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në Nëntor të vitit 2018.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!