Home Aktualitet Plagosja misterioze në Tiranë, si u qëllua me plumb në këmbë brenda mjetit 22-vjeçari

Plagosja misterioze në Tiranë, si u qëllua me plumb në këmbë brenda mjetit 22-vjeçari

nga Editor

22-vjeçari Redi Balla u qëllua me plumb në këmbë brenda mjetit të tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë ndërsa plagosja e të riut mbetet ende mister.

I riu u dërgua në Spitalin e Traumës ndërsa nuk ka ende hollësi mbi autorin e plagosjes apo shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi

“Në informacionin paraprak të Policisë së Tiranës thuhej:

“Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!