Home Aktualitet “Delja e zezë e Ballkanit”, Këlliçi krahason Ramën me Zaev: Nuk shpreh asnjë shenje reflektimi

“Delja e zezë e Ballkanit”, Këlliçi krahason Ramën me Zaev: Nuk shpreh asnjë shenje reflektimi

nga Editor

Kreu i Forumit Rinor të PD i është bashkuar reagimeve të fundit lidhur me përgjigjen negative për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Duke krahasuar sjelljen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut me të kryeministrit Edi Rama, Belind Këlliçi shprehet se ka ardhur koha për ndryshim lidershipi.

Sipas tij, Rama duhet të jepte dorëheqjen dhe jo tua linte fajin vendeve të Europës. Këlliçi ndalet dhe tek fakti që kryeministri nuk ka reflektuar duke sjelle serish per krahasim veprimin e Zaev që kërkoi dorëheqjen.

“Maqedonia e Veriut shkon ne zgjedhje te parakohshme pas deshtimit me hapjen e negociatave! Pavaresisht se Maqedonia e Veriut u penalizua nga Shqiperia, kryeministri Zaev mer pergjegjesine qe i takon dhe i kthen mandatin qytetareve. Edi Rama, kjo dele e zeze e Ballkanit Perendimor, nuk shpreh asnje shenje reflektimi dhe fajeson BE dhe kedo tjeter per deshtimin e tij personal per te katertin vit rradhazi! Edi Rama u perball me 9 kushte nga Gjermania, kushte qe lidhen me krimin dhe korrupsionin nga Holanda, kushte qe lidhen me emigracionin per shkak te keqqeverisjes se tij, nga Franca dhe prape fajin e kishte kushdo pervec tij. Koha e Edi Rames tashme ka mbaruar! Koha eshte per nje lidership te ri per vendin, te palidhur me krimin dhe te afte per te afruar Shqiperine me Europen. Asgje nuk eshte e pamundur me udheheqes qe punojne per vendin dhe jo per vete”,-shprehet Këlliçi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!