Home Aktualitet E gjashta herë! ‘Alba Exotic Fruit’ kapet me 11 kg kokainë, në mes një grua me emrin Oksana Kajo

E gjashta herë! ‘Alba Exotic Fruit’ kapet me 11 kg kokainë, në mes një grua me emrin Oksana Kajo

nga Editor

`Alba Exotic Fruit` apo `Alba Exotic Kokaina`?  Kompania e specializuar në tregtimin e bananeve nga Ekuadori në Shqipëri duket se transporton diçka akoma më `ekzotike` se kaq.

Sot u shënua rasti i gjashtë që në kontenierët e kompanisë “ALBA EXOTIC FRUIT”,  e ngarkuar me banane nga Ekuadori, gjendet kokainë. Në një hark kohor prej disa muajsh, mes bananeve të porositura nga kompania, kanë mbërritur në Portin e Durrësit, gjashtë ngarkesa me drogë, të llojit kokainë, duke e kthyer këtë aktivitet kriminal në një veprimtari pothuajse normale.

Policia kap ngarkesën e radhës së drogës, e referon në prokurori si zakonisht, ndërsa kompania vijon aktivitetin tregtar, miksuar me veprimtarinë kriminale. Javët e fundit, SPAK ka sekuestruar dyqane dhe apartamente të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, duke zbatuar ligjin anti-mafia, për shkak të mosjustifikimit të pasurive, ndërsa kompania “ALBA EXOTIC FRUIT” është dokumentuar për aktivitetin e trafikut të kokainës që në vitin 2019, e megjithatë vijon aktivitetin, duke i shpëtuar bllokimit.

Alba Exotic Fruit’ nuk po di të ndalet në rrugën e saj të transportit të kokainës në vend, edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim.

Eduart Dauti është administratori dhe aksioner me 90 % i kompanisë “ALBA EXOTIC FRUIT”, me nipt: L12413011Q. Ndërkaq, 10 % të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i cili është shfaqur në këtë kompani në vitin 2013. Barjon Gumeni u arrestua në 13 korrik të këtij viti, pas kapjes së ngarkesës së radhës prej 11 kg e 650 gramë kokainë në kontejnerin e kompanisë.

Barjon Gumeni  ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit, i ekspozuar më parë edhe në media. Teksa policia prangosi Gumenin, Eduart Dauti është arratisur dhe vijon të jetë në kërkim.

Pas arrestimit të vëllait dhe shpalljes në kërkim, për të vijuar administrimin e kompanisë, Eduart Dauti shton si administrator Ermal Arapin, i cili është arrestuar sot nga policia. Dauti ka autorizuar Oksana Kajon, për të kryer veprime në emër të tij, për të mundësuar shtimin e administratorit. Autorizimi mban datën 21 korrik 2021, një javë pasi gjykata la në burg Barjon Gumenin, i cili është shprehur se nuk ka lidhje fare me drogën e kapur.

Një ditë më pas, në 22 korrik 2021, emërohet administrator Ermal Arapi. Ky i fundit, në 28 korrik 2021, autorizon sërish Oksana Kajon, për të kryer veprime në raport me kompaninë në emrin e tij.

Arapi e ndërmerr këtë veprim pasi në datën 23 korrik 2012, në kontenierët e kompanisë u gjetën 6.5 kilogramë kokainë. Ermal Arapi u arrestuar sot, ndërsa tashmë është Oksana Kajo ajo e cila është e autorizuar për të vepruar në emër të administratorit. E gjithë kjo veprimtari për të mundësuar vijimin e aktivitetit kriminal të kompanisë është zhvilluar ‘nën hundën’ e organeve ligjzbatuese.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!