Home Aktualitet ‘Dëgjoi ato daulle…po bien për ty’/ Berisha paralajmëron Ramën: S’e gëzon mandatin

‘Dëgjoi ato daulle…po bien për ty’/ Berisha paralajmëron Ramën: S’e gëzon mandatin

nga Editor

Në fjalën e tij, nga “Foltorja”, Berisha tha se Rama nuk do të gëzojë një mandat të qetë, duke e paralajmëruar se do të shkojë tek Kryeministria “me tupana”.

KUKËS– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dërguar një mesazh për pasardhësin e tij në detyrë, kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, nga “Foltorja”, Berisha tha se Rama nuk do të gëzojë një mandat të qetë, duke e paralajmëruar se do të shkojë tek Kryeministria “me tupana”.

Edvin ti mendon se do të gëzosh këtë mandat. Dëgjoi pak ato daulle po bien për ty. Mandat nuk gëzon ti. Ke vjedhur me qindra milionë. Mandatin nuk e gëzon dot ti se vetëm  në zonat e tërmetit ke përdorur para në kontot për të blerë votat. Nuk e gëzon dot ti Edvin. Dhe dëgjoi prapë të them ato daulle. Ke përdorur patronazhistët. Tek Kryeministria e kemi radhën me atë daulle. Po, po!,”-tha Berisha ndër të tjera.  

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!