Home Aktualitet Deputi Këlliçi zbardh aferat e qeverisë Rama me rrugët e florinjta. Miliona euro vjedhje

Deputi Këlliçi zbardh aferat e qeverisë Rama me rrugët e florinjta. Miliona euro vjedhje

nga Editor

Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro/km.

Por shikoni sa kushtojnë në Shqipëri me llogaritë e Ramës.

-Kashar-Mullet në një aks të ri ka një kosto ndërtimi 109 milionë euro për 22 kilometra rrugë. Kosto për kilometër e projektit llogaritet rreth 4.9 milionë euro (pa shpronësime) dhe rreth 7 milionë euro me koston e shpronësimeve.
Disa herë më e ulët se kostot e koncesioneve me Partneritet Publik Privat (PPP) për disa segmente të tjera rrugore, të cilat janë 2-3 herë më të larta.

– Segmenti Milot-Balldren i autostradës Adriatiko-Jonianne është dhënë me koncesion dhe ka një kosto prej 256 milionë euro për 17 km ose 15 mln euro/km.

– Segmenti Milot- Fier është 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese). Vlera totale e investimit është 1.8 miliardë euro ose rreth 18 milionë euro për kilometër.

Të dyja segmentet e sipërpërmendura, të dhëna me koncesion, janë të paktën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit për llogari të donatorëve.

Vjedhja lexohet midis rreshtave.

Qytetarët shqiptarë presin të shohin forcën e opozitës për të ndalur vjedhjet qeveritare. Dhe kanë shumë të drejtë, sepse qeveria Rama kur bëhet fjalë për para, nuk pyet në është xhep i majtë apo i djathtë.

Për të gjitha këto unë do të flas hapur, me fjalët e mia, me mendjen dhe zemrën time, dhe nuk do ju zhgënjej.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!