Braktisja e Alvinit në Siri, Cakaj ‘gëk-mëk’ para gazetarëve: E kam gjuhën… çështja është e ndjeshme

Read Time:1 Minute, 3 Second

Gent Cakaj tha se ka një gjuhë të kujdesshme për këto çështje, dhe duhet të ruajë koefidencialitetin.

Për zhdukjen e Alvin Berishës, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u shpreh se rasti po trajtohet me seriozitet. Cakaj tha se ka një gjuhë të kujdesshme për këto çështje, dhe duhet të ruajë koefidencialitetin.

Ky rast të mos kepërdoret se është çështje që shkon përtej diplomacisë sepse dhe shtetet e tjera nuk i kanë tërhequr ende shtetasit e tyre. Kërkohet mirëkuptim, sepse po punojmë dhe gjuha ime është e kujdesshme dhe duhet të ruaj konfidencialitetin për këtë çështje“, u shpreh Cakaj duke cituar fjalë për fjalë atë çka tha shefi i tij, Edi Rama në konferencën e tij të një dite më parë.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat. Kurse në Maqedoni u zotuan se…
Next post “Delja e zezë e Ballkanit”, Këlliçi krahason Ramën me Zaev: Nuk shpreh asnjë shenje reflektimi