Home Aktualitet Covid-19 i merr jetën profesorit dhe ish-zv.ministrit Ahmet Ceni

Covid-19 i merr jetën profesorit dhe ish-zv.ministrit Ahmet Ceni

nga Editor

Është ndarë nga jeta parakohe profesori i ekonomisë dhe ish-zv.ministri, Ahmet Ceni.

Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali, thotë se profesor Cenin e ndau nga jeta pikërisht Covid-19.

Ndërsa u shpreh ngushëllimet të afërmve dhe familjarëve të profesorit, Bilali kujton dhe këshillat që ai i ka dhënë kur ajo ishte studente e tij.

“Covidi na mori edhe një tjetër. Sot u nda nga jeta Prof. Dr. Ahmet Ceni, një jetë në shërbim publik. U nda nga jeta një nga mentorët e mi. Ngushëllimet e para i shkojnë familjes dhe menjëherë mbrapa kolegëve, që sot u tronditëm dhe nuk e pranojmë dot që profesori nuk do të jetë më mes nesh.

Kur para 10 vitesh kalova asistente e tij në disiplinën e Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë, e vetmja gjë që na lidhte ishte të qënurit nga Shkodra. Prof. Ahmetin studentët e konsideronin strikt por me zemrën e madhe. Për të gjithë ne që e kishim shef, ishte mësues i vlerave akademike dhe parimeve etike të një profesionisti të rrallë. Çdo bisedë me të ishte e shoqëruar me këshilla që veç një prind mund tja japë fëmijës. Vlerat e Prof. Ahmetit do mbeten gjithmonë me mua, ndershmëria, drejtësia dhe mirësia. Janë pikërisht njerëz si prof. Ahmeti, që më bëjnë të besoj se modele pozitive si ai përhapen si oksigjen tek njerëzit që ndërveprojnë me to. Do të jetosh në mendjen e zemrën time sa të jetoj!”– shkruan deputetja.

Ahmet Ceni ka qenë zv. ministër i Transportit dhe më pas i Punës dhe i Çështjeve Sociale.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!