Home Aktualitet Antarja e KK Kucana: Nuk kemi nevojë për kryetarokraci por Demokraci!

Antarja e KK Kucana: Nuk kemi nevojë për kryetarokraci por Demokraci!

nga Editor

E pakuptimtë, në kufinjtë e qesharakes…

Në kuadër të përjashtimeve të papreçedenta dhe të paarsyetuara, kryefjalë e tavolinave janë kthyer bastet dhe koifiçentët. Tragjikomedi në fakt teksa tema kryesore është, kush është i rradhës, që pasi të dalë kundër kryetarit do të përjashtohet.
Ku mbeti ai lideri europian, gjithëpërfshirës, që pranonte mendimin kundër dhe kritikën dhe që nuk merte asgjë personale?
Partia Demokratike është institucion që ne Demokratët e thjesht ja kemi besuar drejtimin liderit të saj, por po tradhëton besimin tonë, dhe dita ditës po e çon atë në një rrugë pa krye drejt çarjes së madhe.
Partia është si parimi i piramidës, ka një majë por që forca e saj matet nga konsolidimi i bazës.
Ne nuk kemi nevojë për kryetarokraci apo lider autokrat, fundja këto janë cilësitë dhe modeli i kundërshtarit tonë, të cilin ne e quajmë jo vetëm armikun tonë por dhe armikun e Shqiptarëve.
I bëj thirje kryetarit dhe lidershipit aktual që ti japë fund kësaj marrëzie!
Partia Demokratike, Demokratët por dhe Shqiptarët meritojnë një opozitë të denjë, një alternativë, një shpresë dhe jo një shfaqe groteske si kjo që po ndodh aktualisht.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!