Home Aktualitet Përjashtimi i Nokës/ Strazimiri shpërthen kundër Bashës: Ke humbur moralin politik dhe njerëzor

Përjashtimi i Nokës/ Strazimiri shpërthen kundër Bashës: Ke humbur moralin politik dhe njerëzor

nga Editor

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagoi pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka, me një vendim sërish personal të Lulzim Bashës.

Sipas Strazimirit, ky është një alarm i kuq për vendin dhe demokracinë.

“Ky turp është ALARM I KUQ për shoqërinë, për demokracinë, për mendimin e lirë, për votën e lirë, për partinë dhe popullin e LIRISË!

Një betejë që e ke humbur me moral politik e njerëzor, me argumente politikë e me debat statutor, nuk e fiton dot “me stilograf”…

Sot më shumë se kurrë:

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas” shkruan ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!