Home Aktualitet Vendimi personal për përjashtimin e Nokës, Basha vazhdon me ‘llumin’

Vendimi personal për përjashtimin e Nokës, Basha vazhdon me ‘llumin’

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka tentuar të justifikojë vendimin e tij personal, për të shkarkuar Flamur Nokën, si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Në një prononcim për mediat, Basha i pyetur për shkarkimin e Nokës tha se shkarkimi Noka nuk është përjashtuar nga PD, por nga detyra si nënkryetar i komisionit të Sigurisë.

“Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën, të mbahet peng nga devijimi i punës sonë kryesore që është lufta kundër krimit të organizuar. PD nuk duhet të kthehet në instrument për regjimin e tij nga fraza të dala nga shkallët e PD, shpifje të tilla i shërbejnë Ramës. Ne nuk e lejojmë këtë. Asnjë veprim nuk do ndërmerret për t’i shërbyer Ramës”, tha Basha.

Sa i përket kësaj fraze të përmendur nga ai, Basha e pranoi se ishte i vërtetë fakti që edhe gjatë qeverisjes së PD kishte pasur llum.

“Edhe në kohën e qeverisë së PD-së ka pasur llum, njerëz që sot kanë kontrata me koncesionet e inceneratorëve, njerëz që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama për t’i shërbyer atij. PD-ja është shpresa e vetme e këtij vendi, ky është moment thelbësor ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë partinë në bunker për interesat personale, e ka shumë gabim. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd që t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, shtoi Basha.

Basha reagoi pasi priti sot në një takim ministren britanike për Europën dhe Amerikat, Wendy Morton, e cila shoqërohej në këtë takim nga ambasadori britanik në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit të zhvilluar me ministren britanike, Basha ka folur në lidhje me atë çfarë është diskutuar në këtë takim.

Ndër të tjera Basha tha se britanikët kanë kërkuar ndihmën e PD, për të luftuar kundër lidhjeve të politikës, me krimin.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!