Home Aktualitet Pezullohen nga puna dy mësueset në Tiranë, debatuan për tavolinën në lokal

Pezullohen nga puna dy mësueset në Tiranë, debatuan për tavolinën në lokal

nga Editor

Zyra Vendore Arsimore Tiranë, pezullon nga detyra dy mësueset që u përfshinë në një sherr banal dje në kryeqytet, sherr i cili degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sherri ka nisur mes mësueses Elida Qenami dhe Domenika Toptani, ku më pas janë përfshirë edhe familjarët e tyre. Të dyja mësueset në fjalë, njëra që jep lëndën e historisë dhe tjetra atë të letërsisë, janë pezulluar nga detyra.

Njoftim i Zyrës Vendore Arsimore Tiranë:

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë, pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në konfliktin ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen e komisionin e etikës dhe disiplinës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Komisioni menjëherë pas kërkesës mori vendimin për pezullimin e dy mësueseve nga puna deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti, se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!