Dështoi me negociatat, Zaev çon vendin në zgjedhje: Përgjegjësia e jona, Brukseli s’mbajti fjalën

Read Time:1 Minute, 24 Second

Ashtu siç e paralajmëroi edhe dje agjencia e lajmeve ANSA, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Në një konferencë për mediat, Zaev tha se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë në këtë situatë.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme. Para dy ditësh Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme.”-tha Zaev. 

Kryeministri Zaev, në ndryshim nga kryeministri shqiptar që thotë se as nuk e diskuton mundësinë për zgjedhje të parakohshme, thotë se përgjegjësia për mos hapjen e negociatave, përveçse e Brukselit është edhe e qeverisë së tij.

“Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, të dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

Deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev vjen një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë nga kryeministria, ku nuk pranoi një opsion të tillë, dhe tha se mocioni i mosbesimit, duhet bërë në Francë tek parlamenti i Macron.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Maliqi, socialistëve: Largojeni të keqen nga partia, nëse keni moral e dinjitet
Next post Sokol Balla bën një letër, e bën Evropën mu*, e fut në shishe, e hedh në det, që ta lexojnë peshqit dhe bota