Home Aktualitet A KANË GABUAR MJEKËT GJATË TRAJTIMIT TË COVID-19?

A KANË GABUAR MJEKËT GJATË TRAJTIMIT TË COVID-19?

nga Editor

NGA ILIR ALLKJA

A mundet që mjekët e familjes dhe ata në spitale të kenë bërë shumë gabime gjatë trajtimit të pacientëve të infektuar me COVID-19 ???

Unë mendoj që disa gabime kanë qenë pa pasoja serioze, por disa të tjera kanë sjellë disa dëme afatgjata në pacientë ose ndoshta kanë rezultuar në vdekje.

Për fat të keq, unë nuk kam njohur ndonjë mjek që pranon gabime (ne shqiptarët e kemi të vështirë) mjekët rrallë pranojnë se bëjnë gabime, prandaj mendoj që është e rëndësishme të shkruaj rreth këtyre gabimeve.

Nëse jeni sëmurur me COVID-19, duhet të analizoni nëse keni marrë trajtimin e duhur.
Nëse ju ose një familjari juaj u infektuat nga virusi, pësuat një goditje në zemër, probleme në tru, probleme në veshka, ose ndonjë problem tjetër të papritur gjatë marrjes së trajtimit, atëherë trajtimi mjekësor mund të mos ketë qenë i kujdesshëm.

Gabimet e mjekimit

Disa herë pacientëve iu dhanë ilaçe të gabuara, të cilat rezultuan në lëndime.
Mjekët qarkullonin receta unike me Whatsapp, që jepeshin për të gjithë pacientët, dhe në shumicën e rasteve pa i vizituar pacientët.

Pacientëve me COVID-19 iu dhanë shumë ilaçe për të luftuar sëmundjen, përfshirë antibiotikë, PPI, paralitikë, qetësues, hollues të gjakut si dhe ilaçe për të rregulluar presionin e gjakut.

Egzaminimet ishin shpeshherë të pajustufikuara. Kam visituar pacientë që kishin simptoma të lehta fare, mirëpo mjeku i familjes i kishte porosituar CT pulmoni dhe shumë egzaminime laboratorike të panevojshme.

Mjekë dhe Infermierë pa përvojë shpesh merrnin përsipër raste kritike me insuficiencë respiratore, apo me përfshirje të organeve të tjera.

Me frikën se Covid-19 do t’ju merrte jetën, pacientë të shumtë blinin cdo lloj kimikati për ta injektuar në venë, e bënin çdo lloj analize që porosisnin mjekë e infermierë pa përvojë.

Disa mjekë e infermierë, të cilët kishin punuar në administratë për dekada, filluan të merren me pacientë sërish.

Mjekë e infermierë të rinj të porsa diplomuar u vunë në vijë të parë.

Në këtë mjedis, nuk është ndonjë habi që mund të kenë ndodhur më shumë gabime.

Unë i drejtova një letër të hapur ministres së shëndetësisë me 5 prill 2020, me qëllim që ministria, QSUT, të bënin atë që po bënin Franca, Gjermania e mbarë bota; të trajnonin sa më shumë mjekë e infermierë, por ….
Nqs ministria e shendetesise në vend të propagandës do të trajnonte punonjësit, shërbimi ndaj të sëmurëve do të ofrohej duke u përmirësuar, duke rishikuar gabimet dhe përmirësuar performancën.

Epidemia e Covid-19 ishte e papritur për kohët moderne që jetojmë, ajo gjunjëzoi vende me mjekësi moderne , normalisht që do të ulte në gjunjë edhe sistemin shëndetësor anemik të Shqipërisë.

Mjekët e infermierët e vijës së parë janë heronj të vërtetë, pavarësisht disa prej tyre mund të kenë bërë gabime që mund të ishin shmangur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!