Misioni i FRONTEX në Shqipëri, Lleshaj: Luftë ndaj emigracionit të paligjshëm

Read Time:45 Second

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Kakavija deklaroi misioni i FRONTEX në Shqipëri ka vijuar tashmë punën, ndërsa theksoi se ky misionin lufton emigracionin e paligshëm.

Lleshaj ndër të tjera theksoi se misioni i FRONTEX është i pari i këtij lloji në vendin tonë, duke i dhënë eksperiencë të veçantë policisë shqiptare, me përafrim të saj me standardet europiane.

Që prej majit të këtij viti, ka filluar në terren operacioni i përbashkët me FRONTEX dhe policinë shqiptare, që synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë me synim parandalimin , pengimin dhe kontrollin e emigracionit të paligjshëm.

Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet nga FRONTEX jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishënm, e para për të penguar emigracionin e paligjshëm dhe e dyta, ne synojmë që prej këtij operacioni të përfitojmë përvojën europiane, si dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes policisë tonë dhe asaj europiane”, deklaroi Lleshaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post ‘Nuk përcaktoi kushte të reja’, Ambasada Amerikane reagon pas vendimit të BE për Shqipërinë
Next post Maliqi, socialistëve: Largojeni të keqen nga partia, nëse keni moral e dinjitet