Home Aktualitet Protesta për rritjen e çmimeve. Av. Lapaj: Sot jemi kundër çmimin e bukës, kundër koncesioneve

Protesta për rritjen e çmimeve. Av. Lapaj: Sot jemi kundër çmimin e bukës, kundër koncesioneve

nga Editor

Avokati i njohur dhe aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se nuk do të largohet nga sheshi para kryeministrisë derisa të ketë një reflektim për rritjen e çmimeve. Sipas tij, një sukses i parë u arrit, ai i mos rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët, por edhe për bizneset e vogla.

Lapaj u shpreh se qytetarët duhet të dalin në protestë për vetën e tyre, ndërsa i bëri thirrje politikës që të reflektojë dhe reagojë.

“Ka pasur vetëm një deklaratë në lidhje me çmimin e energjisë që nuk do rritet për konsumatorët dhe bizneset e vogla. Ndryshe nga sa ishte thënë në fillim. Kjo nuk mjafton, pasi duhen masa për biznesin e vogël dhe atë të madh pasi produktet që ata prodhojnë reflektojnë në cmimin në treg.

Sot jemi edhe për çmimin e bukës, të cmimeve të shportës, cmimin e karburanteve, jemi për koncesionet, jemi për të kërkuar meritokraci, për të kërkuar drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund trazicioni ku palët ndahen nëpër kambe dhe qytetarët nuk konsiderohen.

Kjo është një protestë individuale dhe besoj se është e sinqertë. Cdo qytetar që e ndjen të protestojë le ta bëjë.

Gjithmonë do ketë debate, më thoni kush është formula për protestë pa debate. Edhe partitë politike apo individë të caktuara kanë individët e tyre për. Unë i kam marrë parasysh këto.

Misioni është që cdo qytetar duhet të reagojë për veten.

Unë nuk i lë gjërat në mes, nuk do them sa sukses do ketë, por një sukses të parë e kemi, çmimi i energjisë nuk do rritet. Unë gjerat në mes nuk i lë. Unë isha i pari që e nisa dhe do jem i fundit që do ta bitis.

Unë kam në dorë përpjekjen time të sinqertë. Nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim edhe për këto pikat e tjera dhe politika ti vërë gishtin kokës”, tha Lapaj

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!