Home Aktualitet Liroi nga burgu të fortët/ Gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Liroi nga burgu të fortët/ Gjykim të shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

nga Editor

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim të shkurtuar dosjen ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Seancwn e 7 tetorit, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës humbi betejën me drejtësinë për kthimin e parave të sekuestruara në banesë pas arrestimit të saj me akuzën e korrupsionit.

Bëhet fjalë për afro 10 milion leke të vjetra të cilat gjyqtarja pretendoi se janë nga kursimet e prindërve dhe pensionet e tyre.

Ish-gjyqtarja e Krujës ishte vetë e pranishme në Gjykatë dhe mes lotësh i ka kërkuar trupit gjykues të ktheje prindërve shumën e parave, pasi pas arrestimit të saj ata dhe fëmijët e saj të cilët jetojnë me prindërit e saj janë në vështirësi të mëdha financiare dhe në kufijtë e mbijetesës.

Por përfaqësuesit e akuzës kërkuan që shuma të mbahet e sekuestruar ndërkohë që Gjykata aprovoi qëndrimin Prokurorisë.

Ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha i janë rrëzuar deri tani edhe 11 kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë, për shkak të gjendjes shëndetësore të dy fëmijëve që jetojnë me prindërit e saj.

Ish-zyrtarja e drejtësisë u arrestua bashke me 9 persona të tjerë pasi sipas Prokurorisë do të lironte kundrejt shpërblimit të dënuarin për vrasje Saimir Petani.

Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi.

E njëjta gjyqtare sipas prokurorisë kishte firmosur edhe lirimin e disa personave të tjerë të dënuar për krime të rënda.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!