Home Aktualitet Deklarata e Nokës/ PD mban anën e Bashës: Fjala “llum” për ata që në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit

Deklarata e Nokës/ PD mban anën e Bashës: Fjala “llum” për ata që në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit

nga Editor

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD Flamur Noka ku tha se Lulzim Basha antërësinë e partisë së tij e ka quajtur “llum”.

Në një deklaratë PD shkruan se nuk është e vërtetë, teksa shkruaj se është një deklaratë e shtrembëruar, pasi fjala “llum” është përdorur për ata që në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.

“Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.  Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit  Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të ti” thueht në reagimin e PD.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!