Home Aktualitet “Kriza energjetike”/ Vasili: Do sjellim fakte si është abuzuar në mënyrë kriminale me energjinë

“Kriza energjetike”/ Vasili: Do sjellim fakte si është abuzuar në mënyrë kriminale me energjinë

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e ‘News24′ foli për ngritjen e Komisioneve hetimore, krizën energjetike dhe çështjen Beccheti.

Vasili theksoi se ka bërë kërkesë për dy Komisionet dhe jo për çështjen Beccheti, pasi sipas tij është e qartë se kush është fajtor për këtë çështje.

“Unë kam konsideruar që çështja e Becchetit është e qartë pasi një gjykatë ndërkombëtare është shprehur se kush është fajtor, pra Rama. Tani presioni i gjithë duhet të jetë mbi drejtësinë. Cila është arsyeja që SPAK për një çështje kaq të madhe nuk heton?”, tha Vasili.

Më tej ai theksoi se LSI do të paraqesë me fakte dhe detaje se si është shpërdoruar në mënyrë kriminale energjia elektrike.

“Qindra dokumente kanë pasur mundësi të ndiqen mediatikisht. Ka një dakordësi për 25 prillit, gjithashtu është diskutuar për çështjen e inceneratorëve. Ndërsa çështja Beccheti, unë në emër të LSI-së jam prononcuar shumë gjatë. Por sot jemi në një moment të ri, tani presioni duhet të shkojë mbi drejtësinë shqiptare pasi kemi fajtorin të identifikuar që është qeveria shqiptare. Unë së bashku me LSI-në do të bëjmë presionin e përditshme ndaj SPAK, pasi ai duhet të veprojë, sepse dosja është e plotë dhe e qartë. Fajtorët duhet të shkojë para drejtësisë”, tha Vasili.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!