Home Aktualitet Abuzoi me tenderin, nis seanca për përcaktimin e masës së sigurisë ndaj Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij

Abuzoi me tenderin, nis seanca për përcaktimin e masës së sigurisë ndaj Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësve të tij

nga Editor

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Thoma Gëllçit.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest me burg ndaj Gëllçit dhe tre ish vartësve të tij Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Ndaj ish drejtorit SPAK ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa ndaj ish vartësve të tij të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlersimit të Ofertave është ngritur akuza e pabarazisë në tendera. Kërkesa e prokurores Dolorez Musabelli, do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Haredinaj, e cila do vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj., kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtaret e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të artë. Te dyja kompanitë kanë patur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!