Home Aktualitet Kërkon ndihmë për djalin e sëmurë, babai gati të largohet: Më kanë kërcënuar njerëz në pushtet

Kërkon ndihmë për djalin e sëmurë, babai gati të largohet: Më kanë kërcënuar njerëz në pushtet

nga Editor

Këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në ABC u trajtua historia e Hamdi Skejës, i cili prej vitesh kërkon ndihmë për të birin e sëmurë. Aldo vuan nga një sëmundje prej vitesh dhe babai i tij po lufton prej afro një dekade për t’i gjetur shërim. Ai qëndron në karrocë me rrota dhe ka kryer dy operacione por sipas të atit, i duhet të kryejë dhe një tjetër.

Gjatë intervistës për gazetarët, Hamdiu tha se ka vendosur të largohet nga vendi për faktin se dëshiron të kurojë djalin por dhe sepse siç thotë ai, është kërcënuar nga njerëz në pushtet. “I duhet një ndërhyrje tjetër në shtyllën kurrizore, Aldo i ka brinjët e palidhura. Në Greqi kur ishte 2 vjeç e gjysmë më thanë që vijon nga 150 mijë euro dhe sipër.”, tha ai.

“Ulëras në këtë vend dhe jo vetëm për djalin tim, kam pasur dhe kërcënime nga më të ndryshme. Janë të dyja, më është dashur që të largoj familjen jashtë Tirane sepse më kanë kërcënuar njerëz që kanë pushtet. Kam folur për shumë gjëra, për shumë katrahura që kanë bërë në këtë vend. Nga denoncimet e mia që kam bërë nga çdo zyrtar që është në pushtet sot.”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!