Home Aktualitet DETAJET/ Sherri te ‘Çajupi’, fillimisht u zunë dy mësuese, më pas dhe familjarët e tyre

DETAJET/ Sherri te ‘Çajupi’, fillimisht u zunë dy mësuese, më pas dhe familjarët e tyre

nga Editor

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me sherrin e madh të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë shkollës së mesme ‘Çajupi’ në Tiranë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, sherri fillimisht ka nisur mes dy mësueseve të kësaj shkolle, për arsye ende të pa bëra publike.

Mësohet se dy mësueset, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije, kanë nisën të ziheshin fillimisht me fjalë në oborrin e shkollës.

Pasi nuk janë sqaruar aty, ato kanë shkuar për t’u sqaruar në një lokal, pranë shkollës.

Por këto gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, pasi në sherr kanë ndërhyrë edhe familjarë të tyre, njëri prej të cilëve qëlloi edhe me armë zjarri në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të plagosur, nisur edhe nga fakti se ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit, ku ishin qindra nxënës të pranishëm.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!