Home Aktualitet Florjan Binaj i përgjigjet skeptikëve e betohet: Unë do plakem e vdes në këtë vend e nuk do i përkas asnjë partie deri në ditën kur…

Florjan Binaj i përgjigjet skeptikëve e betohet: Unë do plakem e vdes në këtë vend e nuk do i përkas asnjë partie deri në ditën kur…

nga Editor

Aktori i humorit shqiptar, Florjan Binaj është një nga personazhet publike që është angazhuar kohët e fundit në protesta dhe lëvizje për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Së fundmi ai mori pjesë në protestën kundër rritjes së çmimeve të produkteve në vendin tonë.

Në një  intervistë në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora, Flori iu përgjigj kritikëve që dyshojnë në qëllimet e tij.

“Unë do plakem në këtë vend dhe nuk do i përkas asnjë partie. Vetëm atë ditë që partitë do  bëjnë për njerëzit aq sa arti bën për njerëzit, atëherë mund të ndryshoj mendim,” tha aktori.

Megjithatë Binaj pohoi se ka artistë që janë angazhuar në politikë, pasi kanë marrë pjesë në protesta.

“Janë ngritur artistë për të protestuar dhe pastaj janë futur në politikë.”

Flori shprehu keqardhje për  mos angazhimin e këngëtarëve në protesta.

“Më vjen keq për këngëtarët, mbushin sheshet me qindra njerëz, që shkulin flokët për ata dhe kur shkon puna nuk bëjnë asgjë për ata qytetarë që i mbështesin dhe mbushin koncertet,” u shpreh aktori.

Binaj fton të gjithë qytetarët shqiptar t marrin pjesë në protestën për rritjen e çmimeve sot, ora 17:00 para kryeministrisë me një thirrje: “Ju lutem asnjë parti politike mos vijë në protestë, duam vetëm qytetarë të thjeshtë, nuk duam flamuj partiak,” tha Binaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!